Këshilli Ekonomik Kombëtar, diskutohet paketa fiskale dhe buxheti
Kryeministri Edi Rama deklaron se sipërmarrja është një nga përparësitë e qeverisë në këtë mandat të dytë dhe për këtë ai përmendi krijimin e Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjen. “Me rolin e avokatit të sipërmarrjes brenda qeverisë, për ta çuar shqetësimin e çdo sipërmarrjeje menjëherë në majën më të lartë të piramidës”, deklaroi kreu i Qeverisë. Në mbledhjen e Këshilit Ekonomik Kombëtar, Rama tha se beson që është krijuar një bazë e re ndërveprimi mes qeverisë dhe sipërmarrjes për të qenë më shumë aktiv. Këshilli i mblodh për të diskutuar me biznesin paketën fiskale, buxhetin 2018 dhe thjeshtimin e procedurave administrative për sipërmarrjen. Kryeministri ftoi biznesin që të shfrytëzojë Ministrinë e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes për të shprehur shqetësimet që ka.