Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, shpreh mbështetje të qartë për rezolutën e fundit 78/282 të Kombeve të Bashkuara, që dënon çdo mohim të gjenocidit të Srebrenicës.

“Ne qëndrojmë në solidaritet me të mbijetuarit dhe familjet e viktimave. Kujtimi i Srebrenicës duhet të shërbejë si një kujtesë e mprehtë e përgjegjësisë sonë kolektive për të parandaluar tragjedi të tilla në të ardhmen“, thuhet në deklaratë.

“Duke miratuar këtë Rezolutë dhe duke caktuar 11 korrik si “Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995 në Srebrenicë”, Komuniteti Ndërkombëtar ripohoi angazhimin e tij për të promovuar paqen, pajtimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, vijon deklarata.

Në reagimin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë thuhet gjithashtu se është momenti që të miratohet një rezolutë që dënon edhe gjenocidin serb në Kosovë.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e konsideron miratimin e kësaj Rezolute si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të stabilitetit, sigurisë dhe paqes në rajonin tonë. Për më tepër, inkurajojmë të gjitha palët, brenda dhe jashtë Shqipërisë, të angazhohen në përgatitjen dhe miratimin e një rezolute që pranon dhe dënon gjenocidin serb në Kosovë”.

Artikulli paraprakVLLAZNIA MPOSHTET NGA SKËNDERBEU
Artikulli tjetërKAMERAT E SIGURISË ME INTELIGJENCË TË LARTË ARTIFICIALE, NIS VENDOSJA E TYRE NË PRISHTINË