27 parlamentaret e vegjël të M.Madhe që ishin prezent ne mbledhjen e radhës së këshillit të Bashkisë Malësi e Madhe kanë miratuar paktën fiskale per vitin 2016.
Projekti i paketës fiskale eshte prezantuar para këshilltarëve nga nga pergjegjesi I zyrës Tatim Taksave pranë Bashkise M.Madhe Burhan Duli. Ne projektin e paraqitur nga Bashkia Malesi e Madhe për vitin 2016, nuk është prezantuar asnjë rritje taksash, ndërkohë që për njësitë administrative është propozuar një ulje në masën 30 %. Gjithsesi debatet e ngritura nga keshilltaret e djathte kanë qene kryefjala e kesaj mbledhje. Ne fund kryetari I keshillit te Bashkise M.Madhe ka hedhur ne votim,projektin e Paketes Fiskale me disa ndryshime te vogla.18 keshilltare kan votuar pro,6 kunder dhe 3 apstenim.Miratimi I paketes fiskale sot ka hapur rrugen dhe miratimin e buxhetit dhe struktures për vitin 2016.