Këshilli i Bashkisë se Shkodrës, ka nisur me nje minute heshtje ne nderim te viktimave te francës ne mbledhjen e radhës se tij. Ka qene kryetari i Këshillit te Bashkisë Shkodër, Xhemal Bushati I cili ka ftuar këshilltaret te mbajnë një minute heshtje për te premten e zeze te 13 Nëntorit.

Ndihma ekonomike dhe miratimi i bursave për nxënesit dhe studentët kane qene pikat e rendit te ditës, kur sa i takon bursave ka qene këshilltarja e PD-se Greta Bardeli, e ka cilësuar te turpshme materialin e sjelle nga qeveria shqiptare për vete shifrat qe ofrohen. Nga ana tjetër, kryetarja e Komisionit te arsimit, Lindita Reci ka ftuar te gjithë këshilltaret ta miratojnë. Bursat për nxënësit dhe studentet kane marre miratimin e te gjithë këshilltareve te pranishëm duke i hapur dritën jeshile kësaj ndihme qe jepet për nxënësit dhe studentet e Shkodrës.

Artikulli paraprakRENZI – HOLLANDE: DUHET NJË KOALICION KUNDËR ISIS
Artikulli tjetërBERNHARD: NË SHTATOR 2016 DRAFTI ME NDRYSHIMET KUSHTETUESE