DERI TANI, PARTIA DEMOKRATIKE 20 KËSHILLTARË, PS 10 DHE LSI 10 KËSHILLTARË. Me nje gare, e cila sa vjen edhe behet me e nxehtë ne kutite e fundit, pervec kryetarit te bashkise Shkodres, ka edhe nje gare akoma me te forte. Eshte gara per keshillin e bashkise se Shkodres I cili tashme ndryshon edhe konfiguracion duke shkuar ne 51 keshilltareve.
Deri tani me perfudnim e 3 kzaz-ve, dhe me nje process shume te ngadalte ne kzaz numer dy, ka nje konfiguracion te ketij keshilli. Megjithate, gjate transmetimit maratone, nga kzaz nr.2, drejtues te larte te forcave politike kane dhene opinionet e tyre per rezultatin. Nga ana tjeter, deputeti I LSI Agron Cela, deklaron se LSI do te kete 10 keshilltare. Por gjithsesi edhe gjate ketij procesi ka kontestime. Deri tani, marre ne totalin e partive te medha, Partia Demokratike eshte ne vendin e pare me 20 keshilltare, me pas renditen PS me 10 Keshilltare dhe LSI po me 10 keshilltare, nderkohe qe mesa duket 11 keshilltare do I takojne partive te vogla, ku ne baze te koalicioneve mazhorancen ne keshill do ta kete partia demokratike.