‘Projektligji i propozuar i Turqisë për dezinformon kërcënon lirinë e fjalës dhe mund të dëmtojë më tej gazetarinë përpara zgjedhjeve të vitit 2023, sipas Komisionit të Venencias. Mediat greke shkruajnë se i njëjti Komision i bëri thirrje parlamentit turk të refuzojë projektligjin në fjalë. Mediat greke shkruajnë se Qeveria e Presidentit Rexhep Tayyip Erdogan pretendon se ligji do të trajtojë dezinformimin në shtyp, si dhe në mediat sociale.
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet dhe aleatët e saj kanë një shumicë në parlament dhe pritet të votojnë mbi projektligjin javën e ardhshme . Kritikët e projektligjit, duke përfshirë partitë e opozitës dhe shoqatat e shtypit, janë kryesisht të shqetësuar për një artikull që thotë se ata që përhapin informacion të rremë rreth sigurisë së Turqisë për të shkaktuar frikë dhe për të prishur sigurinë publike do të përballen me dënime me burg nga një deri në tre vjet .
“Komiteti është veçanërisht i shqetësuar për pasojat e mundshme të një dispozite të tillë, veçanërisht pasojat e rënda të imponimit të censurës personale dhe jo vetëm në kontekstin e zgjedhjeve të ardhshme të qershorit 2023”.