TASHMË DO TË DISKUTOHET KËRKESA E PROKURORISË PËR ARRESTIMIN, PËR NGJARJEN NË BELGJIKË. Këshilli i Imunitetit do të mblidhet sërish ditën e sotme në orën 16:00, për të vendosur në lidhje me një tjetër kërkesë të prokurorisë së përgjithshme për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Mark Frroku.

Në njoftimin për shtyp të Kuvendit thuhet, se në ambientet e kuvendit, do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Imuinitetit dhe Mandateve  në datën 29 mars në orën në 16:00.   Në mbledhje do të vendoset nëse do t’i jepet ose jo autorizimi për një arrestim tjetër të deputetit Frroku.   Pas mbledhjes këshilli do të hartojë një raport i cili do t’i paraqitet seancës plenare, nga ku do tëvendoset më pas në seancë parlamentare për arrestim ose jo të Frrokut.   Më herët ky Këshill ka vendosur që t’i paraqesë Kuvendit një raport ku të pranohej kërkesa e Prokurorisë për arrestim të dy deputetëve. Nëse kërkesa për arrestimin e Frrokut do të pranohet, deputeti i Partisë Kristian Demokrate do të duhet të arrestohet sërish.   Kërkesa prokurorisë shqiptare bazohet në një kërkesë të prokurorisë belge, që të arrestohet deputeti Frroku, pasi akuzohet për një vrasje në Belgjikë në vitin 1999.

Artikulli paraprakBASHA NGA KUKËSI : VENDI PO DREJTOHET NGA BANDAT
Artikulli tjetërFJALËT E FUNDIT TË PILOTIT NË AVIONIN GJERMAN