SHABEN: KA PARREGULLSI TË SHUMTA, NUK PO FUNKSIONOJNË ASNJË NGA BORDET. Pas reagimit te bordit te prinderve ne fshatin Rranxa te Komunes se Bushatit,

sa I takon arsimit, ka ardhur edhe reagimi I keshillit te komunes se Bushatit. Ne nje shkrese zyrtare, drejtuar shkollave dhe Drejtorise Arsimore Rajonale te Shkodres, keshilli I komunes kerkon informacion te detajuar per funksionimin e bordeve te shkollave, te cilat sipas tyre nuk po ekzistojne dhe cdo levizje po behet me karakter politik dhe pa pyetur askend. Sipas sekretarit te Keshillit te Komunes I eshte kerkuar nje informacion zyrtar institucioneve respektive, duke u bazuar ne ligjin per arsimin paraunivesitar. Sipas drejtuesve te keshillit te Komunes se Bushatit, nje kerkese e tille vjen edhe pas ankesave te shumta te prinderve ne adrese te ketij institucioni qofte per menyren e mesimdhenies, por edhe emerimet dhe shkarkimet e mesuesve dhe drejtuesve te shkollave te cila behen pa miratimin e bordit ne kundershtim te plote me ligjin. Ne lidhje me keto probleme eshte vene ne dijeni pervec DAR Shkoder edhe prefekti I Shkodres Paulin Radovani dhe Ministria e Arsimit Lindita Nikolla.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/92CLc7IDFeE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakZGJEROHET LINJA E TRANSPORTIT URBAN
Artikulli tjetërE ENJTJA PARLAMENTARE, NIS ME HUMOR DHE BATUTA