Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar mbledhjen e parë pas pushimeve. Kryetari i KLP-së Gent Ibrahimi deklaroi se nga 15 kandidatët për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe Anti Krimit të Organizuar ose SPAK siç quhet ndryshe, 10 prej tyre janë në fazat finale të procesit të Vettingut
5 kandidatë e kanë kaluar procesin e Vettingut dhe mund të emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në SPAK tha kryetari Ibrahimi por ky nuk do të ishte vendimi i duhur duke parë ngarkesën që do të jetë dhe duhet pritur struktura e re të jetë e plotë
Ende nuk ka një datë të saktë se kur do të jetë gati SPAK për të nisur punën ndërsa të gjithë i kanë sytë nga kjo strukturë e re për të parë nëse do të ketë drejtues të lartë të politikës të cilët do të goditen por edhe të drejtësisë dhe fushave të tjera, gjë për të cilën është ngritur Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion dhe Anti Krimit të Organizuar.