Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit për vetingun në politikë ka bërë sot bashkë deputetë të opozitës dhe maxhorancës.

Mësohet se të pranishëm në mbledhje, e cila drejtohet nga kryetari Kuvendit Gramoz Rucci, janë deputetë të PD dhe LSI. Gazetari Ergys Gjencaj raporton për ‘BalkanWeb’ se në mbledhje do dëgjohen ekspertet konstitucionalistë te propozuar nga palët për vetingun në politike.

Më herët në mbledhje ka qenë i pranishëm Ervin Salinaji apo Enkelejd Alibeaj, apo deputetë të tjerë të PD, ku kanë diskutuar me shoqërinë civile. Ndaj këtë herë pjesë e mbledhjes janë të gjithë anëtarët e PD dhe LSI.

DISKUTIMET
Eksperti i PS, Artur Metani gjatë fjalës së tij para të pranishmëve u shpreh se ka paqartësi se cila do jetë struktura qe do beje procesin e vetingut. Ai tha se projektligji nuk është në përputhje me konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

“Bazuar në analizën e mësipërme mbi propozimin për të bërë shtesa dhe ndryshime në Kushtetutën e Shqipërisë, me qëllim realizimin e vetting-ut për politikanët dhe disa zyrtarë të lartë shtetërorë, në gjykimin tonë, projektligji i propozuar, paraqet:

1-mangësi në drejtim të parashikimit në nivel kushtetues të mënyrës së zbatimit të procesit të garantimit të integritetit të funksionarit publik;

2-kufizim të të drejtave themelore të subjekteve mbi të cilët parashikon të shtrijë efektet, pa respektuar parimin e proporcionalitetit;

3-mundësi për dublim në mënyrë të papërshtatshme dhe pengim të zbatimittë dispozitave që rregullojnë funksionimin e gjykatave të posaçme, Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, ILDKPKI-së, të institucioneve përgjegjëse që merren me procesin e dekriminalizimit.”, tha Metani.

Ndërkohë, Gazmend Bardhi, eksperti i PD tha se kufizimin me ligj te te drejtave të caktuara politike, është i pranueshëm nëse kufizon influenca qofte kriminale.

“Masa e propozuar është e nevojshme dhe legjitime meqë Shqipëria aplikon sistemin zgjedhor te zgjedhjes se kandidateve per deputete me lista te mbyllura. Qëllimi i kufizimeve ka për qellim mbrojtjen e institucioneve nga ndikimi i krimit te organizuar.

Amendamendi kushtetues nuk parashikon organin që do bëjë verifikimin. Nënkuptohet se do ketë një organ ekzistues kushtetues. Organi që do bëjë verifikimin do caktohet me ligj. Jo çdo kontakt mund te konsiderohet i paligjshëm.

Prandaj do te jete ligji qe do hartohet nëse miratohen ndryshimet, qe do te përcaktojnë se cila do konsiderohen kontakte te papërshtatshme”, tha Bardhi.

Artikulli paraprakRASTI “TITANIK”, GJYKATA NË MAQEDONI CAKTON MASËN 30 DITË BURG PËR GRUEVSKIN
Artikulli tjetërVELIPOJË, DETI NXJERR NË BREG MBETURINAT