Këshilli i Mandateve dhe Rregullores diskutoi sot sërish për mandatin e deputetit Koço Kokëdhima.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Këshilli i Mandateve dhe Rregullores, ka marrë në shqyrtim kërkesën e PD për heqjen e mandatit të socialistit, Koço Kokëdhima. Deputeti i PD, Eduard Halimi deklaroi se i takon Gjykatës Kushtetuese të gjykojë në themel çështjen. Ndërsa avokati i deputetit Koço Kokëdhima tha se kërkesa e grupit të deputetëve të PD është pranuar pjesërisht nga Gjykata Kushtetuese.
/ Star Plus TV /