Këshilli i ministrave në Itali i dha dritën jeshile marrëveshjes mes kryeministres Giorgia Meloni dhe homologut të saj shqiptar Edi Rama për transferimin e emigrantëve në Shëngjin.

Palazzo Chigi në fakt ka dhënë miratimin e tij për projektligjin që ratifikon marrëveshjen e lidhur mes liderëve të dy vendeve.

Protokolli i prezantuar nga dy krerët e qeverive, Giorgia Meloni dhe Edi Rama, parashikon krijimin e strukturave në Shqipëri për të mirëpritur emigrantët që kanë zbarkuar në brigjet italiane. Projektligji përcakton mbulimin financiar dhe rregullat e para të zbatimit të planit.

Artikulli paraprakFRENIMI I EMIGRACIONIT, RRITEN NË 38,700 STERLINA TË ARDHURAT QË DUHET TË KETË PRITËSI PËR BASHKIMET FAMILJARE NË ANGLI
Artikulli tjetërNË PRANGA I RIU QË PËRNDOQI NJË VAJZË PËR DISA MUAJ, REAGON BALLA: STOP DHUNËS ME BAZË GJINORE