Këshilli i ministrave të Brendshëm të BE-së u pajtua për mundësinë e pezullimit të regjimit të lirë kufitar për një periudhë deri në 6 muaj, përtej së cilës, në rast problemesh, i kërkojnë rekomandim komisionit, në zbatim të nenit 26 të kodit të kufirit Schengen.

Ky vendim prek në mënyrë direkte fqinjët e BE-së dhe të hënën komisioneri Dimitris Avramopulos tha se do të diskutojë në Sarajevë me ministrat e Brendshëm të Ballkanit mbi vendimet e Këshillit.  Vetëm një ditë më parë, Greqia kërkoi ndërhyrjen e FRONTEX dhe aktivizimin e mekanizmit të mbrojtjes civile europiane. E pafuqishme, juridikisht, për nxjerrjen e Greqisë nga Schengen, krahas kërcënimit për rikthim të kufijve në segmente të veçanta, BE planifikon dhe forcim të agjencisë FRONTEX për mbikqyrjen e kufijve, në pamundësi të një vendi anëtar.   Këshilli i BE-së nuk ka ende një listë europiane të vendeve të sigurta të origjinës, për shkak të verifikimit të përputhshmërisë së propozimit të Komisionit me të drejtat themelore, por vendet anëtare ranë dakord për rregulla të reja lehtësuese për emigracionin e ligjshëm të studentëve dhe kërkuesve nga vendet e treta, për thjeshtimin e pranimit të azilkërkuesve në vendet pritëse të refugjatëve, si dhe për të reaguar bashkarisht për apatridët. Për hir të luftës kundër terrorizmit, pas 5 vjet diskutimesh, vendet anëtare u pajtuan, sipas kompromisit të arritur me Parlamentin Europian, mbi propozimin për direktivën e përdorimit të të dhënave të pasagjerëve

Artikulli paraprakKRAJA: VLLAZNIA NË KUKËS SHKON TË PAKTËN PËR BARAZIMIN
Artikulli tjetërFUTBOLL FEMRA, AAS HUMB PËRBALLË SKENDERBEUT 0-2