Këshilli i Qarkut Shkodër ka firmosur deklaratën premtim për paqe në praninë e Piero Scutari, president i sekretariatit të deklaratës së Brukselit. Një vlerësim për këtë nismë dha edhe konsulli i nderit i Italisë në Shkodër Vitto Stigliani.

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Greta Bardeli u shpreh se Shkodra është qyteti që historikisht ka patur vlera dhe ka përcjellë paqe edhe jashtë kufijve. Deklarata premtim për paqe për herë të parë është nënshkruar në Bruksel me 28 nëntor të vitit 2011 dhe tashmë firmoset edhe në Shkodër për promovimin e vlerave themelore që ka BE por edhe qyteti i Shkodrës.

Artikulli paraprakSCUTARI: KORRUPSIONI NË SHQIPËRI VJEN NGA INJORANCA
Artikulli tjetërSmart Battery për iPhone 6s: ja të gjitha informacionet që duhet të njihni