Këshilli i Qarkut Shkodër në një mbledhje jashtë radhe miratoi disa projekte që janë propozuar nga organizata që trajtojnë probleme sociale, për t’ia paraqitur për miratim Ministrise për Mbrojtjen Sociale. Konkretisht janë propozuar 6 projekte, kryesisht nga qendrat rezidenciale, fondi për të cilat arrin në mbi 100 milion lekë të reja. Këto projekte do të ndikojnë për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve të jetesës për qindra persona që trajtohen në qendrat rezidenciale. Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Edmond Ndou tregoi se për çfarë projektesh bëhet fjalë.

Gjatë mbledhjes, u paraqit edhe një tjetër projekt-propozim për një qendër rezidenciale ku trajtohen 20 persona dhe fondi i përkujdesjes ndaj tyre eshte 25 milion lekë. Po ashtu u aprovua dorëheqja e Kristjana Kovaçit nga anëtar i Kryesisisë së Këshillit të Qarkut Shkodër dhe u propozua në vend të saj, Kristian Shkreli, kryetar i Bashkisë Vau Dejës, propozime që u miratuan nga anëtarët e qarkut.

Artikulli paraprakZJARR NË MAGAZINËN E MOBILERISË
Artikulli tjetërTRAJNERI GRIMA: NORVEGJIA E VËSHTIRË, POR NE DO TË BËJMË NJË PARAQITJE DINJTOZE