Këshilli i Qarkut Shkodër zhvilloi mbledhjen e parë të konstituimit me anëtarët e rinj të dalë nga 5 bashkitë. Marina Duhani u zgjodh si kryetare e këshillit të qarkut teksa mori 19 vota pro, 1 abstenim dhe vetëm një votë kundër. Duhani ishte e vetmja kandidate pasi forcat e tjera politike, PS dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” nuk propozuan asnjë kandidat.
Ndërkohë Hilmi Lakti i cili e drejtoi për katër vite Këshillin e Qarkut Shkodër falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij.
Ndërkohë zëvendës kryetar i këshillit të qarkut Shkodër u zgjodh Lulzim Zara si dhe u zgjodhën edhe anëtarët e komisionit të këtij institucioni.