Kreu i qarkut Shkodër Edmond Ndou priti në një takim një delagacion nga Italia, të kryesuar nga ish kryebashkiakë të komunave të Forli dhe Predappio, si dhe pedagog e arkitekt të njohur. Fokusi i bisedës mes tyre ishte tek bashkëpunimi mes rajonit të Shkodrës dhe komunave në Itali.
Të zgjedhurit vendorë dhe pjestarët e këtij delegacioni theksuan rëndësinë që ka sot zgjerimi i bashkëpunimit, në kuadër edhe të integrimit europian të vendit tonë.
Në fund për të pranishmit, Ndou ju dhuroi albumin e Shkodrës, një prezantim i pasurive dhe vlerave që ka ky rajon, ndërsa la të hapur mundësitë e bashkëpunimeve të reja me këto komuna në Itali.