Shtëpitë e 84,000 banorëve janë shkatërruar gjatë rrethimit të Rusisë në Mariupol, tha këshilli i qytetit. Kjo përfshin 40% të ndërtesave të larta të qytetit.
“Duhen 2.3 miliardë dollarë për të ndërtuar kaq shumë banesa dhe për të krijuar të paktën kushte themelore të jetesës atje,” tha këshilli.
Forcat ruse kanë shënjestruar shtëpitë e banimit në qytet, së bashku me spitalet, shkollat dhe një teatër ku strehoheshin civilët.
Më parë, kryetari i bashkisë së Mariupolit tha se rreth 21,000 civilë ishin vrarë në qytet.