Këshilli i shtetit italian dritë jeshile për Interkonjeksionin Itali-Shqipëri

Këshilli i shtetit Italian i ka dhënë dritën jeshile interkonjeksionit të energjisë elektrike Itali-Shqipëri, shkruajnë mediat italiane. Me vendimin nr.3759/17 gjyqtarët kanë zgjidhur përfundimisht cështjen e cila prej disa vitesh kishte vendosur përballë zonën e Polignano a Mare, komunën Casamassima, ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe kompaninë Enel Grup. Ky projekt synon të përmirësojë rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Projekti, i ndërmarrë nga Enel parashikon në mënyrë të vecantë punimet në thellësi të Adriatikut, mes Shqipërisë dhe brigjeve pulieze. Projekti përfshin shtrirjen e një kablli elektrik me synim përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Disa pika kyçe që dalin nga gjykimi. Para së gjithash, thuhet se komponentët e ndryshëm të projektimit (hedhjen e gypit kabllor dhe ndërtimin e stacionit converter) nuk mund të ndahen. Pastaj ata qartësuan kufijtë e nevojës së VNM (vlerësimit të ndikimit në mjedis) kombëtare, në krahasim me sistemet e furnizimit me energji elektrike. Vendimi më së fundi parashikon se të gjitha modifikime që mund të bëhen nuk do të prekin projektin origjinal.

Artikulli paraprakKATËR DEPUTETËVE MALAZEZË TË OPOZITËS U HIQET IMUNITETI
Artikulli tjetërSHKËPUTET KARUSELI, 1 I VDEKUR DHE 7 TË PLAGOSUR