Pas vendimit të talebanëve për ndalimin e vajzave dhe grave afgane për të studiuar dhe punuar në organizatat joqeveritare, Këshilli i Sigurimit i OKB-së u ka bërë thirrje që të ndryshojnë politika, duke shprehur alarmin për “erozionin në rritje” të të drejtave të njeriut. Talebanët i kanë ndaluar gratë të punojë në organizata joqeveritare pak ditë më parë, duke shënuar kështu goditjen e tyre të fundit që prej pushtimit të Afganistanit vitin e shkuar. Pak para këtij vendimi, ata kishin urdhëruar ndalimin e arsimimit për lartë për vajzat dhe gratë.

Këshilli i Sigurimit, i cili përbëhet nga 15 anëtarësh i OKB-së, u shpreh se këto politika “alarmuese” nga kufizimet në rritje në arsimin e grave, duke bërë thirrje për “pjesëmarrje të plotë, të barabartë dhe kuptimplotë tyre në Afganistan”. Po ashtu OKB-ja u kërkoi talebanëve “të rihapin shkollat ​​dhe t’i kthejnë me shpejtësi këto politika dhe praktika, të cilat përfaqësojnë një erozion në rritje për respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”.

Ata reaguan dhe në lidhje me ndalimin e grave qëe punojnë në OJQ-të, duke paralajmëruar se so ketë pasoja të rënda në vend, pasi shumë afganë kanë nevojë për ndihmë dhe mbështeten në këto organizata.

Artikulli paraprakPARAQITJE FANTASTIKE PËR SHQIPËRINË NË AUSTRI, LARA COLTURI MERR PIKË PËR HERË TË 3 NË BOTËROR
Artikulli tjetërKPK BËN BILANCIN: 75% E SUBJEKTEVE KANË KALUAR NË VETTING! 201 GJYQTARË E PROKURORË ENDE PA KALUAR NË ‘FILTËR’