Kolegë mësuesa, sindikalistë! Në vijim të komunikimit me Ju

, informojmë se në mbledhjen e zhvilluar sot me Këshillin drejtues të sindikates së arsimit, pas një diskutimi të gjatë dhe me pergjegjësi u vendos që : – Diten e hënë, me daten 12.12.2016, në oren 14.00, në ambientet e Drejtorisë Arsimore Rajonale Shkodër të zhvillohet protesta e jonë me këto kërkesa: Përgjigje për ecurinë e rregullimit të ngarkeses mësimore përfundimtare për mësuesat shkodranë. 2- Përfitimi pa asnjë kompromis i shpërblimit të fundvitit. 3- Zgjidhja e problemit të transportit të mësuesave jashtë qëndres së qytetit. 4- Pagesa e orëve suplementare për mësuesit që e perfitojnë. 5- Caktimi i dates së terheqjes së pagave në datat 7-9 të çdo muaji. Këto janë kërkesa të pa negociueshme dhe për të cilat nuk terhiqemi. Ndersa protesta një orëshe ,me bojkotimin e mësimit ,do të zhvillohet në të njëjtën ditë në të gjithë Shqipërinë gjatë këtyre ditëve pas përcaktimit nga Këshilli kombëtar i Aleances Sindikale. Gjithashtu dua të siguroj të gjithë kolegët se vetëm protesta e jonë ruajti vendet e punës dhe u arrit të riparohet situata me ngarkesen mësimore dhe asnjë drejtues të mos krenohet me këtë, pasi ato e treguan vehten në momentin e shpërndarjes se ngarkeses mësimore dhe listëprezencat e shtatorit se sa dashamirës ishin me ne… Ju bëjmë thirrje të gjithëve që diten e hënë të jemi sëbashku në protestë që të marrim atë që na takon dhe po së bashku të ruajmë dinjitetin profesional dhe të ardhmen tonë në profesion.

Artikulli paraprak“STOP DHUNËS NDAJ GRUAS” NË MALËSINË E MADHE
Artikulli tjetërVEPRA E MARTIRËVE, SI KONTRIBUT I LETËRSISË