Përpara se të niste mbledhja e radhës e këshillit bashkiak, anëtarët Mustaf Lici dhe Fatlum Nurja
kanë paraqitur një kërkesë për dhënie ndihme nga ana e bashkisë për Kleotos Çelikun i cili humbi jetën një vit më parë duke punuar në një pusetë të ujërave të zeza.
Nga ana e saj kryetarja e bashkisë Voltana Ademi tha se pret dokumentacionin përkatës për të vendosur më pas për një ndihmë financiare për familjen e Kleotos Çelikut.
Para pak ditësh familjarët e Kleotos Çelikut u shprehën të zhgënjyer duke qenë se deri më tani institucionet nuk i kanë dhënë asnjë lloj ndihme.