Këshilli i Qarkut Shkodër, ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2019-të. Ndryshe nga herët e tjera kjo mbledhje është mbajtur në mjediset e Bashkisë Vau Dejës,

një traditë që ky institucion do ta ndërmarrë edhe në bashkitë e tjera në mënyrë që të jetë pranë zonave të cilat përfaqëson instutucioni i Këshillit të Qarkut Shkodër.

Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, si mikëpritës ka përshëndetur të pranishmit ndërkohë që është shprehur se Bashkia e Vau Dejësit është e gatshme për këto bashkëpunime mes institucioneve.

Pas diskutimit të pikave të rendit të ditës, këshilltarët e Këshillit të Qarkut Shkodër kanë miratuar të gjitha pikat e parashikuara ndërkohë që gjatë

mbledhjes është diskutuar edhe çështja e mungesës së fondeve për këtë institucion të cilit i janë hequr disa kompetenca nga qeveria shqiptare. Kjo mbledhje ishte e fundit e Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2018.

Artikulli paraprakVETTINGU/ KPK SHKARKON KREUN E GJYKATËS SË PUKËS, IZET KADANA
Artikulli tjetërSTAR TREND – CENTURY 21 FUTURE