Një delegacion i Këshillit Komunal të Fushë Kosovës ka zhvilluar një vizitë në Shkodër. Ata u pritën nga kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës Brisela Kadija dhe një pjesë të këshilltarëve bashkiakë. Gjatë fjalës së saj kryetarja Kadia ka sjellë në vëmendje lidhjet prej vitesh në mes Shqipërisë e Kosovës, të cilat vazhdojnë edhe sot.
Kryetari i Këshillit Komunal të Fushë Kosovës Ali Ismaili ka vënë theksin në shkëmbimin e eksperiencave reciproke në kuadër të qeverisjes vendore.
Ky takimi kishte si qëllim forcimin e marrëdhënieve mes njësive administrative mes Fushë Kosovës dhe Bashkisë Shkodër.