Krijimi i grupimeve politike në Këshillin Bashkiak të Lezhës, solli përçarjen e koalicioni Bashkë Fitojmë, i cili arriti të marrë 6 këshilltare në zgjedhjet vendore të 14-majit.Kualicioni i përbërë nga 4 keshilltare të Partise së Lirise dhe 2 keshilltarë të Rithemelimit, nuk arriten të krijojnë një grup të përbashket politik, edhe pse nje grup i tille krijohet me vetem 5 keshilltare.Vetë Rithemelimi dhe Partia e Lirise, u përçan brenda tyre, duke mos qëndruar të bashkuar në përberjen e grupeve politike te krijuara në Këshillin Bashkiak të Lezhës.

Një keshilltar i propozuar nga Rithemelimi dhe një nga Partia e Lirise ju bashkuan Partisë Demokratike dhe i japin kesaj te fundit kryesimin e grupit edhe pse ka vetem 2 keshilltare. Ky grupim do te kete pjese te grupit dhe përfaqsuesin e Partise Agrare Ambjentaliste dhe Frymes se Re Demokratike. Grupimi tjeter politik i përzier që u vetequajt Besëlidhja do të drejtohet nga Aleanca Arbnore e cila ka dy keshilltare dhe grupi do të ketë 3 keshillrare të kualicionit “Bashke Fitojme”, të propozuar nga Partia e Lirisë, një keshilltare i propozuar nga Rithemelimi dhe mbylli listen keshilltari i Partise së Legalitetit.

Artikulli paraprakLEZHË, MUNGESË KAPACITETESH PËR ZJARRET
Artikulli tjetër10+ Best Online Casinos Canada 2023 Real Money Gambling 16