Këshilli Rajonal i Urdhrit të Farmacistëve në Tiranë, pas denoncimeve të vazhdueshme në lidhje me problemin e vonesave në pagesën e rimbursimeve për farmacitë nga ana e Fondit të Sigurimeve, ka dalë sot me një deklaratë për mediat.
Ata shprehen mes tjerash se nuk janë likujduar që nga muaji tetor dhe kjo ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik. Ndërkohë apelojnë se nëse kjo gjë nuk do të marrë zgjidhje në kohë të shpejtë, atëherë ata janë të detyruar të vazhdojnë me protesta e me bojkot.
NJOFTIM I RENDESISHEM NGA KESHILLI RAJONAL TE URDHRIT TE FARMACISTEVE, TIRANE:
MBI VONESAT E RIMBURSIMIT
Keshilli Rajonal i Tiranes, ne mbledhjen e dates 18. 01. 2019 diskutoi mbi problemin e vonesave te rimbursimit prej muajit Tetor. Prej muajit tetor të vitit 2018 farmacite nuk jane likujduar nga ana e Fondit për recetat me rimbursim.
Kjo gjë përvec dëmit ekonomik qe ka shkaktuar, pamundeson likujdimin e faturave ndaj depove, dhe situata ka arritur në atë pikë sa depot nuk furnizojnë më pa shlyer detyrimet e faturave të prapambetura.
Nëse kësaj situate nuk do ti jepet zgjidhje në mënyrë emergjente atëhere do të jemi të detyruar të mos pranojmë ekzekutimin e recetave me rimbursim dhe nëse kjo gjendje do të vazhdojë, protesta jonë do të përshkallëzohet deri në bojkot të ofrimit të shërbimit.
Ndodhur perpara kesaj situate, ne mungese te nje pergjigje konkrete nga ana e Fondit per zgjidhjen e ketij problemi madhor, ne sinkron te plote me te gjithe farmacistet qe operojne me kontrate ne rajonin Tirane, Keshilli Rajonal i UFSH Tirane, vendosi qe:
DITEN E HENE ME DATE 21. 01. 2019, NE OREN 10:00, TE GJITHE FARMACISTET, TE VESHUR ME BLUZEN E BARDHE, TE GRUMBULLOHEN TEK FONDI I SIGURIMIT TE DETYRUESHEM TE KUJDESIT SHENDETESOR.
Keshilli Rajonal i Tiranes i ben thirrje te gjithe kolegeve pa perjashtim te jene prezent ne menyre qe ti themi jo FALIMENTIT te imponuar.