Anëtarët e këshillit bashkiak në mbledhjen e radhës kanë lëshuar disa kritika ndaj administratës dhe kryetares së bashkisë Voltana Ademi për shkak se ata nuk marrin përgjigje nga pyetjet që shtrojnë në mbledhjet e zhvilluara.
Në të njëjtën linjë është edhe anëtari i PD Mark Rupa.
Gjatë mbledhjes të këshillit bashkiak u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës për dhënien e ndihmës ekonomike, paaftësisë dhe invalidetit, kompensimi i energjisë elektrike të familjeve në nevojë,
tavanet përfundimtare të shpenzimeve të projektbuxhetit 2019-2021 dhe ndihmë për disa familje që u është djegur banesa.