KËRKOHET PRANIA E DREJTUESVE TË BASHKISË PËR TË DHËNË PËRGJIGJE. Megjithe debatet dhe pakenaqesite e shfaqura nga keshilltaret, Keshilli i Bashkise se Shkodres miratoi kete te enjte 4 pikat e rendit te dites dhe 3 pikat shtese. Keshilltaret shprehen per te disaten here ne mbledhje shqetesimin e tyre per mungesen e drejtuesve te Bashkise .

Ne perfundim te mbledhjes u mundesua prania e Drejtorit te Sherbimeve Publike Alfred Luleta per te dhene shpjegime. Mbledhjet e keshillit vijojne te jene nje arene debatesh mes keshilltareve apo keshilltareve dhe drejtuesve e perfaqesuesve te administrates se Bashkise pa dhene rezultate konkrete per zgjidhjen e shume problemeve te qytetareve. Me pranine e vetem 29 keshilltareve nga 45 qe ka ky keshill u miratuan te gjitha pikat e rendit te dites.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E KËSHILLIT MES BATUTAVE DHE IRONISË
Artikulli tjetërPRESIDENTI ÇEK, E QUAN KRIMINEL LUFTE THAÇIN