Këshilltari i Departamentit Derek Chollet do të udhëtojë në Kosovë, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Kroaci dhe Belgjikë me një delegacion ndërinstitucional nga data 11-17 dhjetor.

Kjo vizitë nënvizon përkushtimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

Më 12-13 dhjetor, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe liderë të tjerë politikë për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm për një sërë çështjesh, duke përfshirë përpjekjet e SHBA-së për të avancuar integrimin e Kosovës në strukturat evropiane dhe euroatlantike, duke përfshirë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me në qendër njohjen reciproke.

Më 13 dhjetor, këshilltari Chollet do të vazhdojë në Beograd, Serbi, ku do të diskutojë sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe përparimin drejt objektivit të Serbisë për anëtarësim në BE me udhëheqjen e qeverisë serbe.

Ai do të diskutojë gjithashtu rolin e Serbisë në forcimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm me dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të arritur normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Kosovën.

Më 14 dhjetor, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë për t’u takuar me përfaqësues të institucioneve qeveritare të BiH për të diskutuar mbi sundimin e ligjit, reformat ekonomike, energjitike dhe të mbrojtjes, si dhe me zyrtarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda.

Ai do të udhëtojë gjithashtu në Shkup, Maqedonia e Veriut ku do të takohet me liderët e qeverisë për diskutime mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë energjinë, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit.

Më 15 dhjetor, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Podgoricë, Mal i Zi për t’u takuar me udhëheqësit e qeverisë dhe shoqërinë civile për të diskutuar ngërçin aktual politik, angazhimin tonë të përbashkët për sigurinë rajonale dhe përparimin e vazhdueshëm të Malit të Zi drejt integrimit euro-atlantik.

Në Zagreb, Kroaci, Këshilltari do të takohet me zyrtarë qeveritarë për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtje, sigurinë energjetike evropiane, si dhe prosperitetin ekonomik dhe sigurinë në rajon, dhe ai do të finalizojë traktatet e ndihmës juridike të ndërsjellë dhe ekstradimit të Kroacisë me Shtetet e Bashkuara.

Artikulli paraprakKE PUBLIKON RAPORTIN PËR SHQIPËRINË: HAPA POZITIVE NË FUSHËN E MIGRACIONIT DHE SIGURISË! PËRMIRËSIM NË LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT
Artikulli tjetërMBAPPE PËR PELE: SHËRIM SA MË TË SHPEJTË, PELE: JAM KRENAR QË PO THYEN REKORDET E MIA