Jetimët dhe familjarët e tyre nuk janë future ende tek godina e rikonstrukturuar tek ish-konvikti i shkollës pyjore. Nersada Mandija kryetare e komisionit të strehimit në këshillin bashkiak të Shkodrës thotë se është miratuar prej kohësh ky vendim por bashkia Shkodër nuk i ka sistemuar ende familjet e jetimëve edhe pse duhej të kishte nisur që nga 1 dhjetori strehimi i tyre.

Mandija në këtë bisedë në “Studio e Hapur” thotë gjithashtu se edhe në programin për Kreditë e Buta i cili ka përfunduar bashkia Shkodër ka bërë një punë shumë të dobët sepse nuk e ka promovuar si duhet dhe kjo shihet nga kërkesat e pakta që ka patur ndërkohë që nevojat për të rinjtë që mund të përfitojnë nga kredia e butë janë të mëdha.

Mandija thotë se bashkia Shkodër duhet të angazhohet realisht për ofrimin në mënyrën e duhur të shërbimeve sociale për qytetarët.

Anëtarja e këshillit bashkiak të Shkodrës shprehet se këshilli aktual në një kohë të shkurtër i ktheu qytetarëve shërbime sociale që mungonin prej më shumë se 4 vitesh.

Shërbimet sociale mbeten një prej pikave më delikate në bashkinë Shkodër për shkak të problematikave të mëdha që vijojnë prej vitesh.

Artikulli paraprakLEZHË, VRITET ME ARMË EFEKTIVI I FNSH SHKODËR
Artikulli tjetërPD, BASHA ME FERMERËT: KJO QEVERI PO JU ZHVAT