Fondacioni për Liri Ekonomike ka publikuar rezultatet e studimit për listën e personave më të pasur në Shqipëri për vitin që lamë pas.

Sipas raportit të përgatitur, në krye të listës vijojnë të mbeten Samir Mane, Shefqet Kastrati, Vasil Naçi duke u ndjekur më pas nga Behar Çukaj, Grigor Joti, Artan Dulaku, Idajet Ismailaj, Vjollca Hoxha, Ram Geci dhe Irfan Hysenbelli. Me qëllim arritjen e konkluzioneve sa më të sakta është zgjeruar baza e analizës nga ana sasiore duke marrë në shqyrtim 60 individë. Analiza është bazuar në të dhënat financiare zyrtare të deklaruara në institucionet shtetërore për 60 individët dhe kompanitë që ata zotërojnë, për pjesën takuese të gjithsecilit. Raporti shton se analiza ka ardhur në përfundim për secilin prej tyre përmes kapitaleve sipërmarrëve së secilës kompani dhe investimeve të ndryshme në veprimtari ekonomike dhe prona të patundshme.

Artikulli paraprakDYSHIMET! FBI RIHAP HETIMET PËR “E-MAIL”-et E CLINTON
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, SOT DIT ME DIELL