KANDIDATJA E MAZHORACËS, PREZANTON PROJEKTET PËR KËTO ZONA. Shiroka dhe Zogaj, si dy nga pikat kryesore turistike te qytetit te Shkodrës, do te jenë në prioritetin e programit të punës së candidates së mazhorancës Keti Bazhdari. Nje fakt te tille, Bazhdari e ka pohuar gjatë takimeve me banore te ketyre dy lagjeve te shkodrës. Gjatë takimit Bazhdari u shpreh se zhvillimi I turizmit do te jete ne focus të punës së saj.

Nga ana tjetër kanë qënë vetë banorët ato të cilët kanë shprehur shqetësimet e tyre, per të cilat Bazhdari, ka garantuar zgjidhjen e tyre, e në mënyrë urgjente problematikën e shërbimit urban në Zogaj. Gjatë këtyre takimeve, kandidatja Bazhdari është shoqëruar nga ekipi I saj si dhe deputete te Shkodres te cilet kane garantuar banorët se zonja Bazhdari ka një partner kryesor, qeverine Shqiptare dhe Kryeministrin Rama për ti dhënë drejtimin e duhur Shkodrës.

Artikulli paraprakHYSA: PYJORJA S’KA FOND PËR FIDANËT, VETËM MINISTRIA
Artikulli tjetërVOLTANA ADEMI NË LAGJEN DUDAS DHE MARK LULA