BAZHDARI: TI JAPIM DREJTIMIN E DUHUR ZHVILLIMIT TË ARSIMIT, BASHKIA KA SHUMË MUNDËSI. Arsimi, ka qene ne fokus te takimit te radhes se kandidates se mazhorances ne Bashkine e Shkodres, Keti Bazhdari. Ne nje takim me arsimtare, te mbajtur ne sallen e teatrit Migjeni, jane diskutuar problematikat e arsimit por edhe mundesite te cilat i ofrohen pushtetit vendor per zhvillimin e arsimit.
Deputetja e Shkodres Mimoza Hafizi, gjate fjales se saj deklaroi se arsimi eshte nje nga prioritetet kryesore te qeverise shqiptare dhe si e tille zene nje pjese te rendesishme ne planet e hartimit te programit te ardhshem drejtues per bashkine e Shkodres. Kandidatja e mazhorances, Keti Bazhdari gjate fjales se saj evidetoi se arsimi, eshte themel I zhvillimit ten je shteti, apo nje zone te caktuar dhe si I tille, fusha e arsimit eshte nje nga prioritetet kryesore te saj. E pranishme ne kete takim, drejtoresha e DAR Shkoder, Aferdita Haka, u shpreh se pleiada e arsimtareve te shkodres, eshte nje gur themeli per zhvillimin e brezit te ri. Ne kete menyre tashme kandidatja e mazhorances, vijon takimet me te gjitha grupet e interesit per njohjen me problematikat por edhe mundesite e nderhyrjes ne fusha te caktuara, kjo ne kuader edhe te hartimit te programit electoral per drejtimin e bashkise se Shkodres