BAZHDARI: KEMI GATI PROJEKTET PËR ZHVILLIMIN E ZONËS. Atmosferes se krijuar per pritjen e kandidates se mazhorances Keti Bazhdari ne komunen Postrribe i eshte paraprire me nje minikapionat futbolli organizuar nga te rinjte e kesaj komune ne bashkepunime me FRESSH dhe forumin rinor Cati Youth.
Me kete rast kandiatja Bazhdari eshte ftuar qe te dorezoje kupen per ekipin fitues. Me pas eshte kaluar ne zhvillimin e takimit elektoral ku u trajtuan me themel problematikat qe shqetsojne komunitetin.Te shumta kane qene pyetjet sa i perket zhvillimeve ne bujqesi me bashkine e re dhe po ashtu per ceshtjet qe lidhen me pronen dhe legalizimin e banesave. Ne vazhden e bashkebisedimit nje nga kerkesat e banoreve ka qene krijimi i nje qendre kulture ne postrribe per te cilen kandidatja Bazhdari garantoi realizimin. Nuk munguan po ashtu kerkesat per kushtet e tregtimit te produkteve bujqesore ne tregun e rusit ku kritikat u perqendruan te bashkia Shkoder. Gjate ketij takimi nuk u lane pa permendur investimet ne infrastrukturen rrugore dhe po ashtu mundesite e reja qe do krijon sa i perket subvencioneve dhe kredive afatgjata ne bujqesi ku garate do jete bashkia e re e Shkodres.