KANDIDATJA E PS MERR MBËSHTETJEN E BANORËVE TË LAGJES “PERASH”. Premtimet që janë në program do të kthehen në një realitet. Kështu u shprehën dy deputetët e PS të Qarkut Shkodër Mimoza Hafizi dhe Namik Kopliku gjatë një takimi të kandidates së koalicionit të majtë për Bashkinë Shkodër Keti Bazhdari në lagjen “Perash”.
Qytetarët e lagjes “Perash’ i dhanë mbështetjen kandidates Bazhdari. Kandidatja e PS Keti Bazhdari tha se Shkodra do të ketë investime të mëdha me ardhjan e saj në krye të Bashkisë së re. Kandidatja e koalicionit të majtë do të vijojë takimet edhe në lagje dhe zona të tjera të Bashkisë së re të Shkodrës në mënyrë që me 21 qershor elektorati ta votojë atë si kryetaren e ardhshme të Bashkisë Shkodër.