Ambasadorja amerikane Yuri Kim është rikthyer në Tropojë, në një turne takimesh e falënderimesh me qytetarët në prag të largimit të saj nga Shqipëria.

Ambasadorja Kim u takua me qytetarët madje konsumoi edhe një kafe në një nga lokalet e qytetit.

E pyetur për arsyen e kësaj vizite ajo deklaroi: “Kam ardhur ne Tropojë sepse është një nga vendet e mia me të pëlqyera ne Shqipëri. E kam përmendur shpesh që familja e babait tim vjen nga malësitë dhe kur vi në Tropojë apo në veri të Shqipërisë me duket sikur jam me familjen time. Pas 3 vite e gjysme në Shqipëri ka ardhur koha të them mirupafshim. Kam ardhur në Tropoje në Bajram Curr për të shprehur respektin tim për të thënë faleminderit,” ka deklaruar ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Artikulli paraprakANTIBIOTIKU KUNDËR INFEKSIONEVE VDEKJEPRURËSE
Artikulli tjetërQEVERIA BRITANIKE FUSHATË PËR TË PENGUAR EMIGRANTËT SHQIPTARË QË SHKOJNË NË ANGLI