KF Shiroka është ndalur në një barazim me rezultatin 1-1, në ndeshjen e zhvilluar ndaj UET në fushën sportive “Reshit Rusi” të Shkodrës. Në sfidën e zhvilluar për javën e tretë të kampionatit të Kategorisë së Tretë, KF Shiroka humbi dy pikë, kjo falë edhe gabimit të portierit Lukaj në minutat e fundit. Goli i avantazhit për Shirokën do të shënohej në minutën e 74-të, ndërsa miqtë nga kryeqyteti do të barazonin pas nëntë minutash, duke bërë që gjithçka të mbyllet me rezultatin 1-1. Pas ndeshjes, zv/trajneri i Shirokës, Valmir Kurti tha se ekipi i drejtuar prej tij gaboi në fund, duke lënë dy pikë shumë të rëndësishme.
Nga ana tjetër, trajneri i UET, Shpend Kumbarçe ishte i lumtur me këtë barazim ndaj KF Shirokës.
Pas këtij barazimi, KF Shiroka ka katër pikë në tre javë kampionat dhe mban vendin e katërt, tre pikë më pak se Partizani B që kryeson renditjen.