KF Shiroka ka rregjistruar fitoren e parë në kampionatin e Kategorisë së Tretë. Një gjë e tillë ndodhi në fushën sportive “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës, aty ku KF Shiroka mposhti Bulqizën me rezultatin 2-1. Në fakt, ndeshja nuk nisi mirë për KF Shirokën, pasi në minutën e katërt u ndëshkuan nga miqtë. Ndërkohë, më pas në minutën e 35-të, shirokasit mbeten me një futbollist më pak në fushën e lojës.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e miqve nga Bulqiza. Ndërkohë, në të dytën, vendasit fillimisht barazuan me Twum dhe më pas shënuan edhe golin e dytë me Klaudio Kodrën, i cili i dha fitoren KF Shirokës, me ndeshjen që u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të tyre.

Pas kësaj fitoreje, zv/trajneri i KF Shiroka, Valmir Kurti dhe kapiteni Mersian Muliu thanë se janë në rrugë të mbarë për objektivin e tyre, që është ngjitja në Kategorinë e Dytë.
Ndeshjen e rradhës, KF Shiroka do ta luajë sërish në Shkodër ndaj UET ditën e dielë.

Artikulli paraprakFESTAT E NËNTORIT SJELLIN FLUKS NË DOGANË
Artikulli tjetërLEZHË, AKSIDENTOHET 16 VJEÇARI