Klubi i Futbollit Shiroka ka zbritur në fushë për të nisur përgatitjet për sezonin e ri. Pjesë e stafit teknik të këtij ekipi do të jetë Fatmir Axhani në cilësinë e trajnerit, ndërsa Valmir Kurti do të jetë zv/trajner, Isa Sukaj trajner portierësh, si edhe Samel Zyberi në rolin e video-analistit. Në stërvitjen e parë të zhvilluar në fushën “Reshit Rusi” morën pjesë edhe emrat e njohur të futbollit shkodran dhe më gjërë, si Fatmir Paçrami, Seit Çanga dhe Ferid Borshi, të cilët janë pjesë e bordit të klubit të futbollit Shiroka. Ndërkohë, trajneri Axhani dhe zv/trajneri Kurti shprehën besimin dhe optimizmin se do të arrijnë objektivin, i cili është për t’u ngjitur në Kategorinë e Dytë.

Në rradhët e klubit të futbollit Shiroka, besimi është i madh se të gjithë së bashku, do t’ia arrijnë për t’u ngjitur në Kategorinë e Dytë, teksa në ditët në vijim priten edhe afrime të tjera në merkato.

https://youtu.be/EtNUU54KDXk

Artikulli paraprakTRE FITORE PËR AKADEMINË VLLAZNIA
Artikulli tjetërGJYQTARI I GJYKATËS SË SHKODRËS NUK KALON VETINGUN, KPK SHKARKON TONIN STËRKAJ