Klubi i futbollit Vllaznia ka festuar 105-vjetorin e krijimit të tij. Në këtë ceremoni morën pjesë shumë figura të njohura të historisë së klubit ndër vite, mes tyre edhe ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj. Disa prej këtyre figurave të njohura flasin edhe për emocionet që kanë kaluar me ekipin kuqeblu ndër vite.
Me rastin e 105-vjetorit, klubi i futbollit Vllaznia shpërndau edhe disa “Çertifikata Mirënjohje” për disa prej figurave të njohura të historisë së tij, ku ish-presidenti i kuqebluve, Valter Fushaj, ia dorëzoi këtë çertifikatë ish-mesfushorit Armando Cungu.
Po ashtu, në këtë ceremoni u nderuan edhe Paulin Ndoja, Astrit Hafizi, Zyhdi Basha, Agim Medja, Hysen Zmijani, Hysen Dedja, Fasli Fakja, Avenir Dani, Dervish Haxhiosmanoviç, Armir Grima, Vioresin Sinani, Safet Osja dhe Luan Zmijani.