Kryeministri Rama ka folur edhe për deklaratën e tij pak ditë më parë lidhur me marrjen nën kontroll të veriut të Kosovës nga KFOR. Rama thotë se kërkesa e tij jo vetëm që nuk e kërcënon Kosovën, por siguron paqen dhe stabilitetin në veri derisa të gjendet një zgjidhje përmes dialogut dhe në fund të njohjes përfundimtare të shtetit të Kosovës. Rama tha se ndonëse e cilësojnë si tradhtar sa herë që thotë diçka e bind se ka të drejtë, sepse Kosovën sipas tij e përdorin politikisht.

‘Sa herë aktakuza ndaj meje rikthehen akuzat për Vuçiçin kthehen ato edhe për Evropën, duke e cilësuar si kuçkë e vjetër që na ka lënë në baltë gjithnjë si ata enveristët. Këtyre thirrjesh u shtuan edhe piskamat për sovranitetin e shtuat të atyre pasi unë thashë që NATO të marrë në kontroll kufirin.

E ngatërrojnë siç e ngatërroi parafolësi me diçka tjetër, unë këtu flas për përgjegjësinë absolute për ta mbajtur nën kontroll kufirin gjë që policia e Kosovës nuk e bën dot objektivisht. Ndërkohë që këtë e thonë edhe drejtuesit e lartë, sepse nuk ka forca të mjaftueshme për të kontrolluar situatën e rënduar. Por ja që si gjithnjë, edhe kur unë them të njëjtën gjë, për plot të armatosur në Facebook sa andej e këtej jam po aq Esad Pashë sa edhe kur nuk them të njëjtën gjë për Beogradin. Kjo mua më siguron se kam thënë gjënë e duhur. ‘

Artikulli paraprakRAMA: SHFAQJE E SHËMTUAR NGA SERBIA, NDEZI LLAMBËN E VJETËR TË KONFLIKTIT TË DY VENDEVE
Artikulli tjetërRAMA I ASHPËR ME KOSOVËN: PYES VETEN SA HERË RROTULLOHET NË VARR IBRAHIM RRUGOVA KUR JU I BËNI KARSHILLËK KOMUNITETIT EUROATLANTIK