Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian të Shqipërisë. Në prezantimin e progres-raportit për ecurinë e vendit tonë në sajë të 5 prioriteteve kyçe për negociatat, eurokomisioneri Johannes Hahn tha se Shqipëria ka bërë progres, dhe për këtë arsye, komisioni rekomandon hapjen e negociatave. Vendimi do të merret ndoshta në shtator nga Këshilli i Evropës, ku duhet vota unanime e vendeve anëtare të BE-së.

Edhe për Maqedoninë e Veriut, eurokomisioneri Hahn rekomandoi hapjen e negociatave.”Ne kemi folur për strategjinë e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Raporti i këtij viti parashtron progresin që kanë bërë vendet e Ballkanit perëndimor. Mbeten shumë sfida. Ne do paraqesim të njëjtin rekomandim për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Zbatimi i ligjit dhe stabiliteti mbeten disa nga pikat që duhet të zbatojnë këto vende. Sfida e tretë për këto vende është ekonomia. Vendet duhet të zbatojnë reforma në sajë të përmirësimit të ekonomisë. BE është partneri ynë kryesor por duhen marrë në konsideratë edhe investimet e Kinës.

Shqipëria është duke bërë reforma, transformim të rëndësishëm në fushën e drejtësisë. Ky është një shembull edhe për vendet e tjera. Të dyja vendet kanë bërë progrese. Në këtë bazë komisioni rekomandon hapjen e negociatave për të dy vendet. Kushti kryesor është reforma në drejtësi. Për sa i përket kapitujve 23-24. Të dyja palët duhet të japin kontribut”, tha eurokomisioneri Johannes Hahn.

Artikulli paraprakI DENUAR ME 23 VITE BURG PER VRASJE, ARRESTOHET 42-VJEÇARI NË DUKAGJIN
Artikulli tjetërPREDA: KIE TË HAPË NEGOCIATAT, SHQIPËRIA I PËRMBUSHI KRITERET NE DUHET TË MBAJMË PREMTIMIN