“Ki guxim t’u thuash JO armëve”. Me këtë moto të rinj dhe përfaqësues të institicioneve në Lezhë u bënë bashkë në një aktivitet sensibilizues, kunder dhunës dhe përdorimit të armeve. Nxënës nga shkolla 9-vjeçare “Besëlidhja”, Gjimnazi “Hydajet Lezha” dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Kolin Gjoka” sollën mesazhe të forta kundër armëve përmes muzikës, dramës, monologut dhe performancave artistike.
Përfaqësuesit e institucioneve vendore, thanë se është e nevojshme bashkepunimi dhe sensibilizimi i të gjithëve ndaj fenomeneve, si mënyra me e mirë për të mbrojtur të ardhmen.
Nxënësit të cilët u bënë pjesë e përfomancave të ndryshme, dëshirojnë që bashkemoshataret e tyre të sensibilizohen dhe të kuptojne që gjeja më e rëndësishme për ta është shkollimi.
Ky aktivitet ndërgjegjësues pati vemendje të madhe, pasi erdhi pak ditë pas ngjarjes tragjike të ndodhur në shkollen “Fan Noli” në Tiranë ku nga përdorimi i armës së ftohtë humbi jeten një nxënës.