Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Dunja Mijatovic bëri publik të enjten raportin e saj të monitorimit për Shqipërinë, i cili fokusohet tek mbrojtja e fëmijëve, integrimi i personave me aftësi të kufizuara dhe aksesi në ndihmë ligjore falas.

“Mbrojtja e fëmijëve dhe integrimi i personave me aftësi ndryshe është përmirësuar në Shqipëri, por autoritetet duhet të adresojnë mangësitë e konstatuara,” tha Mijatovic.

Duke nënvizuar se Shqipëria i ka ndaluar me ligj të gjithë fomat e dhunës kundër fëmijëve, Komisionerja shprehu shqetësimin se kjo lloj dhune vazhdon të raportohet.

“Autoritet duhet ta trajtojnë këtë problem në mënyrë më sistematike dhe të efektshme. Për këtë qëllim duhet të miratojnë dhe zbatojnë një strategji të kordinuar, të implementojnë rekomandimet e grupit të ekspertëve të Këshillit të Europës mbi dhunën kundër grave dhe dhunën në familjë,

të forcojnë kapacitetet e shërbimeve për mbrojtjen e fëmijëve dhe të arsimtarëve në mënyrë që të indentifikojnë dhe të reagojnë ndaj dhunës, si dhe të promovojnë metodat jo të dhunëshmë të edukimit të fëmijëve,” shtoi ajo.

Sipas Mijatovic një tjetër çështje shqetësuese është fakti që gati 700 fëmijë jetojnë në institucione përkujdesjeje sociale, shpesh për përiudha të gjata dhe pa pasur mundësi të qarta për t’u larguar përpara se të bëhen adult.

Duke nënvizuar që sipas standarteve të Këshillit të Europës strehimi i fëmijëve të braktisur nga prindërit në institucione përkujdesjeje është përjashtim nga rregulli,

Komisionerja Mijatovic i kërkon qeverisë shqiptare që të përshpejtojë procesin e deinstitucionalizimit, duke i dhënë më shumë mbështetje familjeve për të rritur fëmijët dhe duke krijuar një sistem të ngjashëm me familjen për strehimin e tyre.

Edhe pse legjislacioni shqiptar parashikon që sistemi arsimor të jetë gjithëpërfshirës dhe jo diskriminues, disa fëmijë nga komuniteti rom dhe ato me aftësi të kufizuara, mbeten jashtë sistemit arsimor të përgjithshëm.

“Autoritetet duhet të sigurojnë përfshrijen e fëmijëve rom në arsimin e përgjithshëm dukë punuar ngushtë me prindërit e tyre dhe duke shtuar përpjekjet pët t’i përfshirë fëmijët rom në arsimin parashkollor,” u shpreh Mijatovic.

“Për sa i përket fëmijëve me aftësi të kufizuara, autoritet duhet t’i japin mbështetje të nevojshme individuale dhe akomodimn të arsyeshëm në arsimin e përgjithshëm,” shtoi ajo.

Mijatovic në raportin e saj prek dhe çështjen e mprehtë të 4900 personave pa shtetësi në Shqipëri – shumica prej tyre nga komuniteti rom, ku përfshihen dhe shumë fëmijë,

duke nënvizuar se autoritetet shqiptare duhet të adresojnë këtë problem në linjë me të drejtat e njeriut, duke krijuar një procedurë të veçantë për përcaktimin e personave pa shtetësi.

Për sa i përket integrimit të personave me aftësi të kufizuar, Komisionerja bën thirrje për një zbatimin më të mirë të legjitlacionit ekzistues, zgjidhjen e problemeve struktuore në sistemin e shërbimit social dhe përmirësim të aksesit në arsim dhe në tregun e punës.

Mijatovic i kërkoi autoriteteve shqiptare të hartojnë një plan gjithëpërfshirës për deinstitucionalizimin e personave me prapambetje intelektuale dhe psikosociale dhe të zëvendësojnë spitalet psikiatriake me shërbime komunitare,

të japin mbrojtje për individët dhe familjet e tyre pas largimit nga institucionet dhe të ndalojnë përfundimisht institucionalizimin e personave me prapambetje mendore.

Komisionerja Mijatovic gjithashtu i bëri thirrje autoriteteve shqiptare të amendojnë ligjet që mundësojnë heqjen e kapacitetit ligjor, si rrjedhim dhe të drejtat politike dhe sociale ndaj personave me aftësi të kufizuar intelektuale dhe psikosociale.

“Autoritetet duhet ta harmonizojnë ligjin vendor me standartet e OKB-së dhe vendimet e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, në mënyrë që këta persona mund të ushtrojnë të drejtate dhe detyrimet e tyre ligjore në një bazë të barabartë me të tjerët në çdo aspekt të jetës,” përfundoi ajo.

Artikulli paraprakANA E ERRËT E STEVE JOBS/ SEKRETET E RRËFYERA, PREJ VAJZËS SË MADHE TË GJENIUT TË “APPLE”
Artikulli tjetërVITI SHKOLLOR, RAMA: MËSUESIT, JO MË FIGURANTË TË POLITIKËS, REFORMA PO FUNKSIONON