Eshte vendi i mrekullive, dhe si i tille pelegrine te shumte i jane drejtuar vendit te shenjte Kishes se Shna Ndout, ne Lac i cili ndodhet ne malin mbi qytet. Per 13 te marta me radhe vendi gumezhin nga besimtare te ndryshem te cilet luten per te afermit e tyre.
Besimtaret shprehen se kane pare mrekulli me syte e tyre ndesa kane gjetur sherim edhe per familjaret qe i kane patur te semure.
Jane 13 te marta qe respektohen nga besimtaret per te mberritur deri ne diten e Shna Ndout. Pelegrinë te shumte i jane drejtuar këtë te marte te dyte ketij vendi te shenjte per te gjetur ngrohtesi shpirtërore, duke drejtuar lutjet e tyre per qetesi, shendet, harmoni dhe begati.
Te shumta jane besimtaret nga çdo skaj i vendit por edhe jashte tij dhe perfaqëasojne besime te ndryshme. Ata besojne tek mrekullite e Kishes se Laçit, ndaj edhe frekuentojne.