Ka shkuar në dhjetë numri i viktimave që nga fillimi i protestave për rritjen e kostos së biletave të transportit publik.

Pesë vetë vdiqën gjatë plaçkitjes së një fabrike, katër të tjerë u asfiksuan në një depo dhe supermarket, pasi i vunë atyre zjarrin, kurse njëri gjatë manifestimeve në rrugë

Pavarësisht vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme, protestat nuk janë ndalur por për më tepër janë zgjeruar.

Rrugët dhe sheshet e kryeqytetit tashmë ruhen nga tanke dhe automjete të blinduara të ushtrisë që kontrollojnë respektimin e masave.

Dhe ndërsa Santiago po përgatitet të jetojë natën e dytë të shtetrrethimit, qeveria deri tani ka arrestuar 152 të akuzuar për ushtrim dhune, plaçkitje dhe sulme.

Shtetrrethimi, i pari që pas diktaturës së Pinoçetit, parasheh që njerëzit janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi dhe nuk do të mund të largohen nga ora 9 e mëngjesit e deri në orën 7 të mëngjesit të ditës tjetër. Kush do të detyrohet ta bëjë këtë, duhet të ketë një autorizim special.

“Ne jemi në luftë kundër një armiku të fuqishëm,” tha Presidenti Sebastian Sebastian Piñera, “një armik i paepur – shtoi ai – i cili nuk respekton asgjë”.

Artikulli paraprakFOTO/ NË TORINO TË ITALISË HAPET SHKOLLA NË GJUHËN SHQIPE, PRITET ME ENTUZIAZËM TË MADH
Artikulli tjetërKUR ISHTE 21 VJEÇ ISHTE I PASTREHË, SOT JETA E TIJ “ZHYTET” NË LUKS. RRËFIMI FRYMËZUES I DJALOSHIT QË BËRI MILIONA ME “YOTUBE”