PAS AUTOSTRADËS ME MAQEDONINË, RAMA MARRËVESHJE ME LI KEQIANG.
Pas premtimit per financimin e nje autostrade qe do te lidhe Shqiperine me Maqedonine, kryeministri Edi Rama merr mbeshtetje nga Kina edhe per perfundimin e Rruges se Arberit.

Qeveria shqiptare dhe ajo kineze janë në prag të përfundimit të marrëveshjes për financimin e ndërtimit të kesaj rruge.
Njoftimin e ka bere vetë kryeministri shqiptar Edi Rama, ne nje interviste per radion shtetërore kineze ‘CRI’.
Rama është shprehur se për ndërtimin e ‘Rrugës së Arbrit’ ka biseduar me homologun kinez Li Keqiang, me të cilin zhvilloi një takim zyrtar te merkuren.
Takimi i dy kryeministrave u zhvilluan në Tianjin, gjate Forumit Veror Ekonomik të Davosit.
Rama theksoi se qeveria kineze ka paraqitur interes edhe në sektorë të tjerë të infrastrukturës si ai për projektin e hekurudhës shqiptare, “Korridorin e Kaltër” si dhe portin e “Shëngjinit”
Sipas kryeminsitrit shqiptar, qeveria kineze do të financojë 10 milionë juan ose 126 mijë euro për të arsimin në Shqipëri. Mësohet se kjo është një dhuratë e qeverisë kineze për transformimin e mësimdhënies përmes inovacionit në vendin tonë.
Gjatë takimit mes kryeministrave të dy vendeve janë diskutuar gjithashtu edhe projekte për zhvillimin e bujqësisë dhe peshkimit.
Nderkohe, gjate kesaj vizite eshte nenshkruar edhe nje memorandum per hidrocentralin e Skavices, ndermjet Ministrisë shqiptare të Energjetikës dhe kompanisë Power China. Po ashtu, sipas ministrit te Energjitikes, Damian Gjiknuri,kinezet kane treguar interes per sektorin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sidomos për të luftuar fenomenin e vjedhjes së energjisë, nëpërmjet teknologjive dhe aplikacioneve që janë përdorur në vende të tjera.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/Q8FPLH3v7OA” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMK PUBLIKON KALENDARIN. BASHKIA INSPEKTON PUNIMET NË SHESH
Artikulli tjetër11 SHTATOR, 13 VJET MË PAS