KY ËSHTË SATELITI I 17-TË PËR SISTEMIN E SATELITËVE BEIDOUM. Në orën 21 e 52 minuta me orën e Pekinit të ditës së hënë, Kina  lëshoi me sukses satelitin e ri në hapësirë.

Sateliti me teknologji të re, i ndërtuar nga koorporata ajrore e shkencës dhe teknologjisë kineze, u lëshua nga qendra e satelitëve Xichan në jugperëndim të vendit, në provincën Sichuan.Ky është sateliti i 17-të për sistemin e satelitëve Beidoum, i njohur ndryshe si  BDS dhe lëshimi i tij në hapësirë gjithashtu shënon fillimin e zgjerimit global të aktivitetit të sistemit të satelitevë Beidoum.“Performanca e satelitit është përmirësuar trefish krahasuar me herët e tjera. Me pak fjalë , ofron shërbime më të mira për përdoruesit globale dhe saktësia e navigimit pritet të arrijë nga 2 deri në 3 metra,” deklaroi Ran Chengqi, drejtor i zyrës së menaxhimit në sitemin e navigimit satelitor të  Kinës.Për herë të parë lëshimin e satelitëve në hapësirë Kina i nisi në vitin 2000 duke vijuar më pas deri në 2012 me përmirësimin e teknologjisë së tyre.

Artikulli paraprakMBETJET URBANE, I NJËJTI REFREN
Artikulli tjetërLirohen banoret e NënShkodres qe u arrestuan per protesten e demshperblimeve.