Qeveria kineze ka paralajmëruar se ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara në çështjen e shumëdebatuar të Detit të Jugut mund të përshkallëzojë deri në një konfrontim me pasoja shkatërruese.

Deklarata e zyrtarëve të pekinit vjen vetëm pak orë pasi Sekretari i ardhshëm i Shtetit, Rex Tillerson, i cili është nominuar nga Donald Trump, u shpreh se Uashingtoni duhet që t’a ndalojë Kinën të futet në ishujt që ka ngritur në mënyrë artificiale në këtë hapësirë ujore. Nëpërmjet një deklarte për mediat, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtëme kineze, Lu Kang, i dënoi ashpër këto deklarata, duke shtuar se Pekini zyrtar ka të drejtë që të ushtrojë sovranitet brenda hapësirës së kufijve të tij shtetëror. Megjithatë, nuk mendon kështu homologu i tij i ardhshëm, Tillerson, i cili pritet të jetë zyrtarisht pjesë e adminsitratës, pas emërimit të Trump më datë 20 janar.

Shefi i emëruar i doplomacisë amerikane thekson se Kina ka kryer veprime në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, sic është ndërtimi i ishujve dhe se për këtë Pekinit i duhet dhënë një sinjal për të ndaluar. Deti i Kinës Jugore është një hapsirë mjaft e rëndësishme detare pasi aty kalojnë shumica e mallrave që ankorohet në brigjet e Lindjes së Largët. Për këtë arsye, disa vende përfshirë ndër të tjera Malajzinë, Indonezinë dhe Filipinet pretendojnë sovranitetin e një pjese të tij. Megjithatë, qeveria e Pekinit pretendon se i gjithë ky kanal gjigand është pjesë e sovranitetit të Kinës për shkak të arkipelagut Spratley. Përgajtë muajve të fundit, qeveria kineze ka shtuar edhe prezencën ushtarake në këtë zonë teksa ka kryer edhe disa seanca stërvitore. Këto veprime janë parë me shqetësim nga Shtetet e Bashkuara, por nuk dihet ende nëse administrata Trump do të ndërmarrë ndonjë hap për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

Artikulli paraprakRAMA TAKON METËN, LSI ENDE PA PËRGJIGJE PËR KOALICIONIN ZGJEDHOR
Artikulli tjetër“ÇMENDET” ERA NË FUNDJAVË, PRITEN DHE STUHI TË FORTA DËBORE NË EUROPË