Kina sekuestron “drone”-in nënujor amerikan në ujërat ndërkombëtarë

Një anije luftarake e flotës detare kineze ka pikasur dhe sekuestruar një “drone” nënujor të lëshuar nga një anije amerikane oqeanografike në ujërat ndërkombëtarë të detit të Kinës Jugore. Kjo ka shkaktuar një protestë nga ana e Shteteve të Bashkuara, që kanë bërë një kërkesë për rikthimin e tij. Lajmi është bërë i ditur nga një zyrtar amerikan i Mbrojtjes, i cili ka folur për “Reuters” gjatë së premtes. Incidenti, i pari i këtij lloji në vitet e fundit, ka ndodhur të enjten e 15 dhjetorit në veriperëndim të gjirit Subic, pikërisht teksa anija e patrullimeve ndëroqeanike “USNS Bowditch” po përpiqej të rikthente pajisjen nënujore pa drejtues (UUV). Zyrtari në fjalë, sigurisht që ka folur në kushtet e anonimatit për shkak të ndjeshmërisë së kësaj çështjeje.

Artikulli paraprakZGJEDHJET 2017 – TË “VEGJLIT” BËHEN BASHKË, 7 PROPOZIME PËR NDRYSHIMIN E KODIT ZGJEDHOR
Artikulli tjetërHOLANDË, ARRESTOHEN DY SHQIPTARË NË PORTIN E ROTTERDAMIT SEKUESTROHEN 330 KG KOKAINË ME VLERË 10 MILION EURO